Ish-ministri Selimi: BE e paaftë të menaxhojë dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Ish-ministri Selimi: BE e paaftë të menaxhojë dialogun Kosovë-Serbi

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 00:39
Selim Selimi

Ish-Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi shprehet për “Balkan Talks” se Bashkimi Evropian është i paaftë të menaxhojë dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij është i domosdoshëm angazhimi direkt i SHBA-së dhe i kancelarëve kryesorë evropiane siç janë Berlini, Parisi dhe Londra.

Selimi thotë se SHBA ka ndryshuar qasje për dialogun pasi e sheh këtë proces si zhvillim gjeopolitik dhe kjo i dëshmohet tha ai nga sansionet e fundit për grupet në veri të Kosovës.

Ish-ministri i Drejtësisë bën thirrje që dialogu brenda në Kosovë të shihet si ccështje kombëtare dhe të synohet arritje sa më shpejt e një marrëveshje për njohje reciproke.

“Dialogu për të fituar kohë për politikë të brendshme i shërben vetëm Serbisë”, tha ai duke shtuar se Kosova duhet të tregohet më agresive dhe të mos e trajtojë këtë si çështje të dorës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat