Egjipti vazhdon me “njohje të ngrirë” të Kosovës, s’e mbështet në organizatat ndërkombëtare

Aktuale

Egjipti vazhdon me “njohje të ngrirë” të Kosovës, s’e mbështet në organizatat ndërkombëtare

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Egjipti vazhdon me “njohje të ngrirë” ndaj Kosovës çka nënkupton që ky shtet nuk do të votojë pro Prishtinës zyrtare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Kjo është konfirmuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi gjatë një bisede me kryeparlamentarin serb Ivica Daçiq në Kairo.

“Për ne gjëja më e rëndësishme është një tjetër konfirmim, që vjen drejtpërdrejt nga presidenti Sisi, që Egjipti mbetet në të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës që është statusi i “njohjes së ngrirë”, i ka thënë Daçiqi gazetarëve pas takimeve të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Egjiptit.

Bazuar në një marrëveshje të disa viteve më parë, Daçiq që atëherë ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe homologu i tij nga Egjipti Sameh Shoukry janë pajtuar që ndaj Kosovës duhet të mbetet “njohje e ngrirë” ashtu që Egjipti s’e mbështet Kosovë për organizata ndërkombëtare.

“Sot, edhe një herë, e morëm konfirmimin zyrtar se kjo do të jetë politika e Egjiptit në periudhën e ardhshme”, ka thënë Daçiq.

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, gjatë ditëve të fundit të tij në pushtet njohu Republikën e Kosovës, por pasi presidenti Sisi erdhi në pushtet nuk është ndërmarrë asnjë hap në marrëdhëniet mes dy shteteve – nuk janë hapur ambasada përkatëse dhe as nuk janë vendosur marrëdhënie diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat