Haxhiu: Ne do t'i ndjekim pikë për pikë rekomandimet e Venecias

Aktuale

Haxhiu: Ne do t'i ndjekim pikë për pikë rekomandimet e Venecias

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e lumtur që Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandim pozitiv për uljen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Prokuorial të Kosovës (KPK).

Haxhiu është zotuar se do t’i ndjekin në përpikëri rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Jam shumë e lumtur që Komisioni i Venecias, përmes opinionit i cili tashmë është publik, ka dhënë rekomandim pozitiv për uljen e mandatit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7 e po ashtu ka dhënë rekomandim pozitiv për ndërprerjen e mandatit, për disa anëtarë të KPK. Ne do t'i ndjekim pikë për pikë rekomandimet e Venecias dhe e falenderojmë për bashkëpunimin”, ka shkruar Haxhiu.

Të premten në ora 10:00, siç tregon Haxhiu, grupi punues do të vazhdojë punën në projektligje.

“Të premten në orën 10:00, grupi punues vazhdon punën në projektligje. E kuptoj që reforma në drejtësi nuk i shkon për shtati as disa portaleve por nuk kemi çfarë t'ju bëjmë përveç se të angazhohemi shumë më shumë deri sa Kosova të jetë shtet i së drejtës”, ka thënë Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat