Ministri Latifi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për gjendjen me pandeminë

Aktuale

Ministri Latifi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për gjendjen me pandeminë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë këmbyer informata për të dy shtetet sa i përket situatës epidemiologjike.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në takim është diskutuar rreth angazhimit të MSH’së në vaksinimin kundër Covid-19, dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin e pandemisë.

Ministri Latifi ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.

Sipas MSH’së, ministri Latifi dhe Ambasadori Weidinger janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat