Opozita e kriminalizuar po brengoset për punëtorët që i ka plaçkitur dy dekada!!!

Aktuale

Opozita e kriminalizuar po brengoset për punëtorët që i ka plaçkitur dy dekada!!!

Nga: Lirim Gashi Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:35
Foto Ilustrim nga Kuvendi i Kosovës

Kërkesat e opozitës për rritje të pagave pa mbulesë të vërtetë ekonomike dhe financiare, respektivisht pa rritje të vërtetë ekonomike dhe financiare që do të rezultonte nga rritja e prodhimit, eksportit të mallrave, investimeve të jashtme dhe punësimit, janë jo vetëm të pa bazuara në brengën e vërtetë për të punësuarit, por edhe totalisht të pasinqerta, populiste, klienteliste, hipokrite dhe kalkuluese.

Përveç kësaj e dëmtojnë pafundësisht buxhetin, ekonominë e shtetit dhe kohezionin edhe ashtu të brishtë social.

Metaforikisht këtë veprim do ta krahasoja me brengën e kriminelit për shëndetin e pacientit të cilin e ka plagosur për vdekje ose të cilin e ka rrahur për spital.

O Zot i madh sa të gërditshëm janë këta njerëz.

Sikur të ishin të sinqertë do të propozonin masa urgjente për zbutjen e pasojave nga pandemia dhe kriza energjetike globale ashtu siç kam vepruar unë.

Unë për shembull kam propozuar pezullim të përkohshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar respektivisht të TVSH-së dhe heqje të akcizave të dyfishta nga mallrat e importuar.

Sepse pezullimi i përkohshëm do ta bënte ofertën dhe blerjen më të lirë, ndërsa heqja e njërës prej dy akcizave do ta bënte importin më të lirë.

Në anën tjetër çmimet e ulëta do ta rrisnin shitjen dhe konsumin, ndërsa lekët e shpenzuara do të përfundonin në qarkun e brendshëm monetar respektivisht do ta forconin koniunkturën e brendshme ekonomike, financiare, monetare dhe tregtare.

Pastaj barra e krizës do të mund të vihej (shpërndahej) proporcionalisht mbi supet e shitësve dhe blerësve.

Sepse shitësit mund t'i shesin blerëseve vazhdimisht mallra me çmime të larta, mirëpo blerësit nuk mund t'i shesin askujt asgjë prandaj janë gjithmonë viktima.

E kuptoni ju këtë apo jo?

Por jo. Këta matrapazë çdo veprim ia përshtatin llogarisë së kalkulatorit që e mbajnë vazhdimisht në xhep.

Prandaj votën time nuk do ta kenë kurrën e kurrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat