Bllokadë në Prishtinë/Reagon Arianit Koci: Vonesë në punë, stres, nervozë...

Aktuale

Bllokadë në Prishtinë/Reagon Arianit Koci: Vonesë në punë, stres, nervozë...

Nga: G.B Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 10:04
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci pas bllokadës që është bërë në Prishtinë, për shkak të vizitës së presidentit maqedonas.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se respekt për mysafirin por ne duhet të punojmë dhe kjo bllokadë po shkakton vonesa në punë, në gjykime e terminë, shto kësaj edhe stresin dhe nervozën, përcjell Bota sot.

Koci ka thënë po ashtu se sa herë po vjen ndonjë politikan në vizitë - kalojmë në golgotë të tillë.

Postimi i tij i plotë:

Krejt qyteti në bllokadë!

Vonesë në punë, vonesa në gjykime takime dhe termine.

Plus, stresi dhe nervoza.

Respekt për mysafirin nga Maqedonia, por ne duhet të punojmë.

Përndryshe, kjo tani është bërë problem kronik.

Sa herë po vjen ndonjë politikan në vizitë - kalojmë në golgotë të tillë.

A e dini sa po na kushton kjo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat