"Mëkati" im i vetëm ishte pse qëndrova përkrah Rugovës”/ Fetah Rudi shkruan për atentatin nga i cili mbeti në karrocë, paralajmëron dorasit!

Aktuale

"Mëkati" im i vetëm ishte pse qëndrova përkrah Rugovës”/ Fetah Rudi shkruan për atentatin nga i cili mbeti në karrocë, paralajmëron dorasit!

Nga: M.L. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:08
Foto1 Rudi gjatë qëndrimit në spital pas atentatit. Foto 2 Fetah Rudi në takim me Presidentin Rugova

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka thënë se sot më 15 dhjetor janë bërë 21 vjet nga atentati, pasojë e të cilit ka mbetur në karrocë tash e dy dekada.

Ai ka thënë se atentati ndaj tij ishte politik dhe se “mëkati” i vetëm i tij ishte pse qëndronte afër presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Pikërisht në 14:35 minuta. Sot e 21 vite më parë, me datën 15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta isha cak i një atentati politik, atentat që tash e dy dekada më la në karrocë.

21 vitet në karroce, ishin me sfida të rënda e tepër të mundimshme, por duke mos u ndalur kurrë, dhe me një vullnet të madh për të ecur përpara.

Atëherë isha vetëm 36 vjeç, nuk kisha asnjë të keqe me askënd, nuk i kisha borxh askujt. Kisha dhënë kontributin tim edhe si ushtar i UÇK-së! Por "mëkati" im i vetëm ishte pse qëndrova përkrah Rugovës, pse qëndrova në LDK”, tregon Rudi.

Ai thotë se i ishte kërkuar të hiqte dorë nga LDK-ja dhe Dr. Rugova.

“Atentati ndaj meje u bë vetëm pse isha gjithmonë në krah me Dr. Rugovën, si para, gjatë dhe pas luftës. Nga unë kërkohej që të hiqja dorë nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por unë nuk zgjodha një gjë të tillë, pasi kjo nënkuptonte që të hiqje dore nga rruga e shtet ndërtimit të Kosovës, synim ky i LDK-së dhe Dr. Rugovës. Ky synim vazhdon edhe sot”, potencoi ai.

Fetah Rudi shprehet se në këto 21 vjet askush s`kishte guxim të merrej me atentatin ndaj tij dhe vrasjet e tjera politike.

Ai e sheh si “dritë në fund të tunelit” punën e Gjykatës Speciale.

“Këto 21 vite shumë gjëra janë thënë, por askush nuk e ka marr guximin që ta hetojë atentatin ndaj meje dhe vrasjet tjera politike. Por pas dy dekadash, një drite po shihet në fund të tunelit. Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e atentatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politikë që kanë ndodhur në Kosovë. Unë do të flas, kurdo dhe kudo që kërkohet dëshmia ime, ashtu siç kam folur edhe në institucionet e drejtësisë vendore.

Faleminderit familjes, shoqërisë, miqve e mbarë kolegëve që më kanë qëndruar afër. Përgjithmonë mirënjohës!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat