Albin Kurti tregon se si është ngrohur mbrëmë, ja çka shpreson te Bekim Haxhiu

Aktuale

Albin Kurti tregon se si është ngrohur mbrëmë, ja çka shpreson te Bekim Haxhiu

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 19:17
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se si është ngrohur mbrëmë pasi Ministria e Ekonomisë lëshoi një udhëzues sesi ta kursejnë energjinë elektrike.

Kurti tha se është ngrohur me batanije.

Tutje, ai tha se shpreson që kjo përgjigje e tij nuk do ta shtyjë deputetin e PDK-së Bekim Haxhiun që të thërras konferencë për medie.

“Unë edhe kur kam qenë në opozitë nuk kam kritikuar dikënd që ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike. Pjesën më të madhe po më bien në makinë, ose në Qeveri, e mbrëmë kur kam shkuar vonë jam ngrohur me batanije. Po shpresoj që kjo nuk do ta bëjë që deputeti Bekim Haxhiu të thërras konferencë për media”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat