Zëdhënësi KEDS-it: Krejt Kosova ka rrymë

Aktuale

Zëdhënësi KEDS-it: Krejt Kosova ka rrymë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:45

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka reaguar pas postimeve të shumta të bëra nga qytetarët për mungesën e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.

Ai shkruar se sipas statuseve të Facebook-ut “krejt Kosova është në terr"

Mirëpo, Buzhala ka shtuar se nga datarja po sheh drita gjithandej.

Buzhala ka bërë thirrje që të mos u besohet “rrenave”, sepse sipas tij monitorimi online tregon se “krejt Kosova ka rrymë”.

“Kur po e shoh Facebookun ta merr mendja krejt Kosova eshte ne terr. Veç po e zgjati kryte ne dritare dhe po shoh drita gjithandej. Edhe monitorimi online i KEDS’it me thote qe krejt Kosova ka rryme. Mos iu besoni rrenave!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat