Kriza energjetike/ Përplasje mes zëdhënësit të KEDS-it dhe Nushit të PSD-së

Aktuale

Kriza energjetike/ Përplasje mes zëdhënësit të KEDS-it dhe Nushit të PSD-së

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:23
Viktor Buzhala

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka debatuar me Nol Nushin nga PSD-ja lidhur me krizën energjetike në Kosovë.

Arsyeja e përplasjes mes dy panelistëve ishte një koment i Nushit për ndërprerjet e rrymës.

“Ish dasht me i pas disa qira sepse në cdo moment mund të ndalet rryma. Sikur në shkollë të mesme u ndalke rryma dhe i kishim qirat ndezur. I lënim ashtu pasi që të mos iknim. U ndalke rryma dhe qirat ishin dhezë. Nuk ikshim”, tha ai.

Këtu reagoi Buzhala duke i thënë se nuk ka pasur reduktime në Kosovë dhe se në rastin ëm të ekq, 2% e konsumatorëve kanë qenë pa rrymë.

“Ku pi sheh ata qira. Ku i ke parë reduktimet”, i tha ai.

“I kam parë reduktimet. Kam parë në Prishtinë sot, Pejë, Skenderaj e gjithandej”, ia ktheu Nushi.

“Nuk është e vërtetë. Reduktime nuk janë por ndalesa të planifikuara. Në versionin më të keq kanë qenë pa energji 2% të konsumatorëve. 98% kanë qenë non stop me rrymë. Po e mbajmë sistemin në punë përkundër vështirësi”, tha Buzhala.

Nushi reagoi duke thënë se në deklarimet e mëhershme, KEDS-i nuk i ka sqaruar reduktimet.

“Pra tash po e sqaron. Nuk keni qenë transparent. Tash po e marr vesh çka ka ndodhur. Pra paske gënjyer më herët”, tha Nushi.

Buzhala reagoi sërish duke thënë se KEDS po bën maksimumin për mbajtje të sistemit dhe se po punohet maksimalisht për mirëmbajtje të sistemit.

“Kemi hyrë në krizë. Financat tona janë shpenzuar. Por po e mbajmë sistemin energjetik. Nuk po flas për KEDS. Po flas për të gjithë sistemin. Nuk muj me qne mësues i yti me ta shpejgu krejt sistemin energjetik. Trafot janë mbingarkuar. Jemi në proces të zëvendësimit. Vetëm pardje janë djegur tri trafo. Nuk bën të ndërpritet rrjedhja. Kur hiqet trafo dhe zëvendësohet atëherë ndërpritet rrjedha. Duhet që me shpejtësi të mbyllim këto lëshime”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat