Sinani akuzon Vuçiqin: Po bën spastrim modern etnik ndaj shqiptarëve

Aktuale

Sinani akuzon Vuçiqin: Po bën spastrim modern etnik ndaj shqiptarëve

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:47
Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Sinani tha se pushtet i Aleksandër Vuçiq është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator”, kurse ekonomikisht “neoliberal”.

“Vuçiq fshihet pas imazhit pro evropian por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha Sinani.

Për procesin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”.

Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.

Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovc por po rriten rastet dhe në Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat