Taulant Hodaj tregon kur fillon gjykimi për të akuzuarit në Gjykatën Speciale

Aktuale

Taulant Hodaj tregon kur fillon gjykimi për të akuzuarit në Gjykatën Speciale

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 00:20
Taulant Hodaj

17 dhjetori është afati tjetër që dorëzohet dosja paraprake, më pas 31 janari për materialet e lëndës në Gjykatën Speciae për për personat që po akuzohen për krime lufte në Hagë.

Taulant Hodaj, flet për procedurat dhe dokumentet që dorëzohen tek Gjykata speciale.

”Kjo procedurë pranë Gjykatës Speciale është shume e veçantë dhe shumë ndyshe në krahasim me procedurat penale që zhvillohen në Kosovë, sepse atje ngritet aktakuza tek pastaj fillon të ipen dokumetacionet që ka prokuroria pjesë-pjeesë’’, u shpreh ai.

Ai foli edhe për prezantimin e provave dhe dokumentacionin që e ka mbrojtja madje tha se nuk beson që gjykimi do të fillojë para shtatorit të vitit që vjen.

”Prezantimi i  provave dhe dokumentacioni që e ka mbrojtja, pra pasi që e kryn prokuroria do ta bëjë shpalimin e dokumnetacioneve, njejtë edhe mbrojtja. Kështu që pastaj gjykimi pritet, siç e kam thënë edhe më heret nuk besoj që do fillojë para shtatorit të vitit që vjen”, tha Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat