“Çka din Fatmir Limaj për këtë rast”/ Familja Imeri reagon në 21 vjetorin e atentatit ndaj Fetah Rudit

Aktuale

“Çka din Fatmir Limaj për këtë rast”/ Familja Imeri reagon në 21 vjetorin e atentatit ndaj Fetah Rudit

Nga: M.L. Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 09:08
Haki imeri

Dje janë bërë 21 vjet nga atentati ndaj veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish deputetit Fetah Rudi.

Nga kjo ngjarje që ndodhi në Malishevë, Rudi mbeti i plagosur rëndë dhe nga kjo plagë mbeti i në karrocë.

Ky rast nuk është zbardhur ende nga organet e drejtësisë vendore.

Familja e ish-veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me ngjarjen që ndodhi 21 vjet më parë.

Në postimin në Facebook, kjo familje pyet se çka din Fatmir Limaj për rastin duke qenë se vjen nga e njëjta zonë.

“Më datën 15 dhjetor, të vitit 2000, është sulmuar Fetah Rudi atdhetari dhe pishtari i lëvizjes për liri dhe pavarësi. Ka mbetur i plagosur rëndë dhe i ka mbijetuar atentatit të planifikuar dhe të organizuar. Për dy dekada drejtësia ne Kosove nuk e hetoi as këtë akt barbar dhe puro politik as vrasjet tjera politike...

Çka din Fatmir Limaj për këtë rast pasi është i të njëjtës zone?”, thuhet në faqen “Haki Imeri” në Facebook.

Kjo familje thotë se drejtësia do ta zbardhë këtë akt kriminal me prapavije politike.

“I urojme Z Fetah Rudi shëndet dhe durim se drejtësia do ta zbardhë këtë akt kriminal me prapavije politike. Ata që shqetësohen për veprimet e Gjykatës Speciale në të ardhmen duhet ta kenë të qartë, se drejtësia, kërkon dhe duhet të zbardh vrasjet politike...!”, përfundon reagimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat