Gërvalla viziton Kosovën Lindore, takon kryetarin e Bujanocit

Aktuale

Gërvalla viziton Kosovën Lindore, takon kryetarin e Bujanocit

Nga: A.SH Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 09:13
Pamje nga vizita

(E plotësuar 13:41) -Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi.

Ky i fundit ka thënë se kishte nderit që ta pres në takim ministren, të cilën e ka njoftuar për gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve atje.

“Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla. Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës. U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Gërvalla-Schwarz ka thënë sot se ndjehet e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

Gërvalla viziton sot Kosovën Lindore

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se i është ndaluar vizita në Luginën e Preshevës, ministres Donika Gërvalla.

Mirëpo vet ministrja Gërvalla ka njoftuar se sot do të vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

Ajo do të flas e do të shikojë nga afër mundësinë për thellimin e bashkëpunimit.

Postimi në Facebook:

Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës.

Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë.

Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë.

Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat