A do të ketë rritje të çmimit të ujit, flet Sokol Xhafa nga KRU “Prishtina”

Aktuale

A do të ketë rritje të çmimit të ujit, flet Sokol Xhafa nga KRU “Prishtina”

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:48
Sokol Xhafa

Sokol Xhafa nga Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sqaroi se deri tani nuk ka rritje të çmimit të ujit.

Ai tha se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Autoriteti Rregullator për ngritje apo rënie të çmimit të ujit.

“Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ende nuk kemi asnjë konfirmim rreth ngritjes së çmimeve, ende nuk kemi sot ndonjë të vërtetë se sa ndoshta do të ketë ndonjë ngritje apo ulje te çmimit te ujit ose do të mbeten çmimet e njëjta.

Kështu të gjitha këto lajme që po qarkullojnë, nuk mund të themi se janë spekulime por deri më tani zyrtarisht nuk kemi pësuar ndonjë ndryshim”, tha Xhafa, në emisionin e mëngjesit në ATV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat