Punëtori i KEK-ut ia ofron bërrylin Kurtit pasi dorën e kishte të papastër, kështu vepron kryeministri

Aktuale

Punëtori i KEK-ut ia ofron bërrylin Kurtit pasi dorën e kishte të papastër, kështu vepron kryeministri

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:23
Punëtori i KEK-ut ia ofron bërrylin Kurtit pasi dorën e kishte të papastër

Kryeministri Albin Kurti sot ka vizituar KEK-un për ta parë nga afër kthimin e njërit bllok të Kosova B.

Kurti ka biseduar me punëtorët të cilët po punojnë në riparimin e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë e ngarkesës me energji elektrike dhe vjetërsisë së termoelektranave Kosova A dhe Kosova B.

Gjatë vizitës së tij, Kurti u përshëndet me punëtorët e KEK-ut, të cilët edhe i falenderoi për punën që po e bëjnë për furnizim më energji elektrike.

E njëri nga punëtorët atje ia ofroi kryeministrit bërrylin për ta përshëndetur pasi duar i kishte të papastra nga puna.

Megjithatë, kryeministri insistoi që ta përshëndet më pëllëmbë të dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat