As AAK s’merr pjesë në adresimin vjetor të Osmanit

Aktuale

As AAK s’merr pjesë në adresimin vjetor të Osmanit

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i AAK-së nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit ku për rend dite është adresimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK thotë se ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është për shkak se “presidentja e ka shkelë mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me kryeministrin”.

Megjithatë, e vetmja deputete prezente nga ky Grup Parlamentar ishte Albena Reshitaj.

Edhe PDK ka refuzuar të marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa nga LDK ishin katër deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat