“Merri deputetët dhe ejani në LDK”, Marigona Geci tregon reagimin e presidentes Osmani pas kësaj kërkese

Aktuale

“Merri deputetët dhe ejani në LDK”, Marigona Geci tregon reagimin e presidentes Osmani pas kësaj kërkese

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 13:01
Foto e publikuar ne Facebook

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës ka mbajtur fjalimin vjetor.

Pas fjalimit, Osmani së bashku me deputetët e Listës Guxo është përshëndetur me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë ka folur deputetja e LDK-së, Marigona Geci në një postim në Facebook.

Ajo ka treguar se çfarë i ka thënë presidencës dhe deputetëve të Listës Guxo.

Postimi i plotë:

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi te ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.

Unë i thash znj. Presidente  merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.

Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo, dëshirën e kanë të kthehen në LDK.

Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat