PDK nuk dëgjoi fjalimin e Osmanit, Hoxha: Vendim i gjithë Grupit Parlamentar

Aktuale

PDK nuk dëgjoi fjalimin e Osmanit, Hoxha: Vendim i gjithë Grupit Parlamentar

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 00:00
Eliza Hoxha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme, mbajti fjalimin e fundvitit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, Partia Demokratike e Kosovës nuk erdhi që ta dëgjonte këtë fjalim.

E në lidhje me këtë, në “Edicionin Special”  ka folur deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e cila tha se ky ka qenë vendim i gjithë grupit parlamentar.

“Në fakt ka qenë vendim i gjithë Grupit Parlamentar dhe unë i respektoj vendimet e shumicës.Nuk është se jemi pajtuar në shumë gjëra me atë se si sillet presidentja, Vjosa Osmani. Ajo shumë shpesh vazhdon e sillet sikur kur ka qenë kryesuese e Kuvendit dhe në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe harron se ajo duhet të komunikojë me gjuhën e unitetit. Pra, nuk ka shprehur rol të unitetit”, tha Hoxhaj.

Ajo tha se presidentja Osmani nuk ka shprehur rol të unitetit.

“Ajo nuk e ka shprehur rolin e saj të unitetit  në raport me shoqërinë civile në raste të caktuara, në raport me adresimet e mediave, në raport me shkarkimin e zonjës Daka, përkundër faktit se ne, apo që unë personalisht, nëse flas për vetën time nuk shoh ndonjë kundërshti që mund t’ia kem bërë ose qëllimisht ta atakoi”, u shpreh Hoxhaj.

Tutje, Hoxha tha se presidentja shpesh harron se ndjesia dhe ndjeshmëria karshi çdo fenomeni në Kosovë duhet të jetë baraspesha dhe gjuha e unitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat