Tragjeditë në Deçan – Policia del me detajet e fundit

Aktuale

Tragjeditë në Deçan – Policia del me detajet e fundit

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 09:46
Mentor Himaj dhe Ilir Tolaj

E premtja e 17 dhjetorit qe ditë e kobshme për Deçanin, kjo sepse në këtë komunë tragjikisht humbën jetë dy burra.

Fillimisht 40-vjeçari Mentor Himaj nga fshati Lloqan u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pasi dhoma ku po qëndronte i vetëm, u kaplua nga flakët.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, teksa ka njoftuar se trupi i viktimës ishte gjetur nga Njësiti i Zjarrfikësve, gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit.

“Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35. Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”, njofton Policia.

Ndërkaq, edhe një i ri tjetër vdiq dje në bjeshkët e Pobërgjës. I ndjeri Ilir Tolaj nuk u mbijetoj plagëve të marra nga druri i cili ra përmbi. Policia ka njoftuar se ka hapur hetimet për rastin.

“Fsh. Voksh, Deçan 17.12.2021 – 13:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia në raporton 24 orësh.

Për vdekjen e tyre gjatë ditës së djeshme ka shkruar edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat