“Stolisja e qytetit me flamuj serb”, ja çfarë thotë Blerim Latifi

Aktuale

“Stolisja e qytetit me flamuj serb”, ja çfarë thotë Blerim Latifi

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:30
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se stolisja e rrugëve të Tiranës me flamuj serbë është gabim dhe ka thënë se në përgjithësi shtetet normale demokratike nuk i stolisen rrugët me flamuj të shteteve tjera zyrtarët e të cilëve e vizitojnë atë shtet.

Ai thotë se këso praktika të stolisjes së rrugëve me flamuj bëjnë vetëm shtetet komuniste.

“Vec në vende komuniste stolisen shtetet kështu”, tha ai.

Tutje Latifi ka thënë se është edhe fakti që cfarë përfaqëson flamuri serbë për shqiptarët që e bënë gabim stolisjen e rrugëve me atë.

“Ky flamur kullon gjak shqiptari. Luftërat ballkanike ku humbën jetën mijëra e mijëra shqiptarë u bënë me këtë flamur. Masakrat e Luftës së Parë e të Dytë Botërore kundër shqiptarëve u bënë me këtë flamur. Po ashtu, masakrat dhe 12 mijë viktimat e luftës së fundit u bënë me këtë. Ky flamur kullon gjak shqiptar dhe kjo e bënë edhe më të gabueshme këtë. Miliona e miliarda euro Serbia i investon që të rrëzojë shtetësinë e Kosovës”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat