Blerim Latifi thotë se Rama nuk është tradhtar, ja si e quan atë

Aktuale

Blerim Latifi thotë se Rama nuk është tradhtar, ja si e quan atë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 22:37
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi e ka quajtur ‘naiv’ kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, kryeministri shqiptar nuk e njeh shtetin e Serbisë.

“Për asnjë moment unë nuk mendoj se Edi Rama nuk është tradhtar. S’mendoj unë me këso kategorish. As nuk mendoj se Edi Rama ia do të keqën Kosovës. Për mendimin tim, në këtë situatë, Edi Rama është naiv. Është naiv sepse ai nuk e njeh Serbisë se si është në realitet”, tha Latifi. 

 “Nuk e kupton se çfarë është duke ndodhur realisht në Ballkan”, shtoi ai.

“Pse nuk e kupton?”

“Sepse Edi Rama, përfaqëson një shtet i cili në 30 vjetët e fundit pasi ka dalë nga një diktaturë e egër, e ka promovuar një politikë të paqes absolute dhe miqësisë me të gjithë. 30 vitet e fundit nuk ka në botë shtet më konstruktiv se Shqipëria. Por është problemi se a është shpërblyer ky konstruktivitet. Jo, nuk është shpërblyer kurrë”, shpjegoi Latifi.

“Rama është i prirë me besuar se njerëzit kanë ndryshuar për mirë. Por, jo bre Aleksandar Vuçiq. Vuçiq e udhëheq një shtet i cili përditë demonstron forcë. Një shtet i cili e ka ringjallë diskursin militarist. Dyshoj te naiviteti i Ramës në këtë çështje.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat