Policia gjeti edhe aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Brezovicë

Aktuale

Policia gjeti edhe aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Brezovicë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 20:00
Ilustrim

Shefi i krimeve të rënda të Policisë së Kosovës, Agron Haziri, në konferencën për media ka folur për aksionin e sotëm në Brezovicë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë aksionit, në një shtëpi janë gjetur edhe aparatura për prodhimin e kriptovalutave.

Në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin dhe prokurorin e rastit për këtë aksion, Haziri ka thënë se aparaturat janë verifikuar dhe janë sekuestruar.

“Gjatë kontrollit janë gjetur në një shtëpi aparatura për prodhimin e kriptovalutave, për të cilët pronari nuk ka dhënë asnjë dokumentacion që ato janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të ligjshme, pastaj ne e kemi ftuar doganën që ta bëjë verifikimin dhe më pas i ka sekuestruar ato”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat