Ilir Tolaj lirohet nga akuza për korrupsion

Aktuale

Ilir Tolaj lirohet nga akuza për korrupsion

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Ilir Tolaj lirohet nga akuza për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, përkatësisht për pikën 1.7 të aktakuzës.

Aktgjykimi ndaj Tolajt u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ilir Tolaj lirohet nga akuza për pikën 1.7 të aktakuzës, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1, të Kodit Penal.

Po ashtu, për të akuzuarit Ilir Tolaj, Hajrullah Fejza, Bekim Fusha dhe Zenel Kuqi, për pikën 1.9 të aktakuzës në bazë të nenit 363 të aktakuzës, paragrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat