Jahja Kokaj: Nuk e lejojmë "Ballkanin e hapur" derisa të jemi gjallë

Aktuale

Jahja Kokaj: Nuk e lejojmë "Ballkanin e hapur" derisa të jemi gjallë

Nga: N. Sh. Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 18:06
Jahja Kokaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku jep qëndrimin e tij për “Ballkanin e hapur”.

Deputeti ka shprehur haptas kundërshtimin e tij për "Ballkanin e hapur".

Ai shrkuan se pa njohjen e Kosovës, përmes "Ballkanit të hapur", Vuçiqi dhe të tjerët si ai, sipas tij, do të vinin si sundimtarë.

Kokaj ka deklaruar se nuk do ta lejojnë "Ballkanin e hapur" “derisa të jemi gjallë”.

Postimi i plotë:

ESENCA E BALLKANIT TË HAPUR

Rankoviqi, Millosheviqi, Markoviqi, Peroviçi e shumë të tjerë si ata, për gati 100 vjet, erdhën nga Beogradi dhe kaluan kufirin e Kosovës, duke ardhur si sundimtar.

Tashmë ne e kemi shpallur Pavarësinë, por Serbia edhe me Kushtetutën e saj, ende e konsideron Kosovën si koloni të Serbisë.

Kushdo që ka dy fije logjike në kokën e tij, e kupton që pa njohjen e Kosovës, përmes "Ballkanit të hapur", Vuçiqi dhe të tjerë si ai, do të vinin si sundimtar.

NE QË E KEMI PËRJETUAR SUNDIMIN E VUÇIQIT, MILLOSHEVIQIT DHE RANKOVIQIT, NUK E LEJOJMË KËTË PËRDERISA TË JEMI GJALLË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat