​Bislimi jep detaje nga vizita në Turqi

Aktuale

​Bislimi jep detaje nga vizita në Turqi

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:22
Pamje nga vizita e delegacionit të Kosovës në Turqi

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, së bashku me zëvendëskryeministren e tretë Emilija Rexhepi, ministren e Industrisë Rozeta Hajdari, ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka kanë qëndruar më 20 dhe 21 dhjetor për një vizitë në Turqi.

Ata me këtë rast kanë zhvilluar një takim me Bordin për Marrëdhëniet me Ekonominë Ndërkombëtare, Odën Tregtare të Stambollit, Odën Industriale dhe Tregtare në Bursa dhe me biznese të ndryshme turke, ku është diskutuar për rritjen e eksportit nga Kosova në Turqi, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe të investimeve me Turqinë.

“Në qytetin industrial të Bursës, biznesmenë nga komuniteti shqiptar kanë ngritur biznese të suksesshme që punësojnë qindra e mijëra punëtorë, eksportojnë në gjithë botën dhe përdorin teknologjitë më të reja të automatizmit, digjitalizimit, si dhe efikasitetit në energji. Bizneset kosovare mund të mësojnë shumë nga ato në Bursa, e për shkëmbimin e përvojave në industri e prodhim i ftuam bizneset turke që të vizitojnë Kosovën dhe të organizojmë një forum të përbashkët me bizneset kosovare”, shkruan Bislimi në Facebook.

“Në fund patëm rastin të vizitojmë kursin e parë të shkollës shqipe në Bursa, që po vizitohet nga grup-mosha të ndryshme të nxënësve me prejardhje shqiptare që vazhdojnë ta ruajnë kulturën dhe gjuhën shqipe. Ky kurs është mundësuar nga Qendra Kulturore e Kosovës në Bursa dhe është e para e këtij lloji në Turqi”, përfundon postimi.

Ndryshe, pjesë e kësaj vizite ishin edhe biznese nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat