Tërmkolli: “Ballkani i Hapur” projekti më antishqiptar

Aktuale

Tërmkolli: “Ballkani i Hapur” projekti më antishqiptar

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:55
Melihate Tërmkolli

Pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli.

Kjo protestë u mbajt me qëllimin për ta kundërshtuar iniciativën e “Open Ballkan” të ndërmarrë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Tërmkolli tha se u bë pjesë e kësaj proteste për ta kundërshtuar siç tha ajo “projektin më antishqiptar”.

“Kam pasur vetëm vullnetin tim të brendshëm të Melihate Tërmkollit, për të marrë pjesë në një protestë dhe për të kontribuar në kundërshtimin e një prej projekteve më antishqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat