Lulzim Peci: Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë...

Aktuale

Lulzim Peci: Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë...

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi vendi tashmë është futur në krizë energjetike, derisa kanë nisur edhe reduktimet.

Peci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria nuk e ka dashur as gazin, e as termocentralin.

“Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Termocentralin nuk e deshët që deri sot ka mundur të përfundohet! Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni!

Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat