Nga Amerika ‘ndizet’ alarmi për Kosovën: Po vjen era luftë...

Aktuale

Nga Amerika ‘ndizet’ alarmi për Kosovën: Po vjen era luftë...

Nga: N. Sh. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 01:22
Ilustrim

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka alarmuar se në Ballkan po vjen era e luftës.

Ai shkruan se, tensionet për luftë në Ballkan janë në rritje, ndërsa paralajmëron se Serbia mund të bëjë ndonjë ekses në veri.

Profesori shprehet se nëse ndodh kjo në veri, atëherë edhe Edi Rama është bashkëpjesëmarrës me Serbinë kundër Kosovës.

Reagimi i plotë:

BALLKANIT PO I VIE ERA LUFTË?!

/E çartë, nëse Serbia e bën ndonjë ekses në kufirin e veriut të Kosovës, shqiptarët duhet të kuptojnë se pjesëmarrës në këtë indirekt është edhe Shqipëria/

Tensionet me pasoja lufte në Ballkan janë në rritje. Në Bosnje gati se nuk kanë shpërthyer xixat e luftës.

Në rast të një konflikti në Ballkan nuk do të jetë imune as Kosova e nxitur nga Serbia.

Nëse vetëm edhe një shkëndi lufte apo ndonjë ekses në veri të Kosovës niset nga Serbia le të dihet se bashkëpjesëmarrës në këtë ekses apo konflikt do të jetë edhe Shqipëria në krye me Edi Ramën si mike e madhe e Serbisë, sepse ky milet hibrid njeri shprehimisht në çdo aspekt e ka marrë anën e Serbisë kundër Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat