Presidentja Osmani: Vuçiqi i terrorizon qytetarët e Kosovës, vendos agjentë të BIA-s për t’i marrë në pyetje

Aktuale

Presidentja Osmani: Vuçiqi i terrorizon qytetarët e Kosovës, vendos agjentë të BIA-s për t’i marrë në pyetje

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 06:36
Zoran Milanoviç dhe Vjosa Osmani

(E plotësuar 13:06) - Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur i habitur me numrin e lartë të të vaksinuarve me vaksina kundër koronavirusit në Kosovës. Ai, në një konferencë të përbashkët për media me Presidenten Vjosa Osmani tha se numri i të vaksinuarve në Kosovë është shumë më i lartë se në Kroaci.

Milanoviq tha se fillimisht kishte menduar se kishte dëgjuar gabimisht, por shroi se në këtë drejtim, situata në Kosovë është shumë më mirë sesa në Kroaci.

“Unë nuk e kisha të qartë numrin e të vaksinuarve në Kosovë dhe e mora informatën se numri i vaksinimeve në Kosovë është shumë më i lartë sesa në Kroaci. Fillimisht mendova që e kam dëgjuar informatën gabimisht, por jo. Niveli i të vaksinuarve është shumë më i lartë se në Kroaci dhe i kemi indikatorët që na tregojnë. Është më mirë se në Kroaci”, tha Milanoviq.

Kreu i shtetit kroat tha se kjo tregon që qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm. Ai tha se kosovarët i kanë disa virtyte që në nuk ekzistojnë as në Evropë.

“Dikush këtë e shikon në këndvështrime të ndryshme, dikush e sheh vaksinimin si shenjë apokalipsi, por jo. Në Kosovë kjo tregon se qytetarët janë të përgjegjshëm. Kanë përgjegjësi dhe i keni disa vyrtyte që në Evropë nuk ekzistojnë, por ekzistojnë në Kosovë”, u shpreh Milanoviq.

​Osmani jep detaje për njohjen e paralajmëruar nga Pacolli

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e njoftuar për detajet e njohjes nga një shtet afrikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se një shtet afrikan ka bërë gati njohjen e Kosovës dhe se për këtë kishte njoftuar paraprakisht Osmanin.

Kjo e fundit në një konferencë për media ka treguar arsyet për mos publikimin e emrit të këtij shteti.

“Si presidente jam e njoftuar për të gjitha detajet për procesin e njohjeve dhe jam e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Është në interesin e Kosovës që deri të ndodhë njohja të mos e bëj publike. Kushdo që tenton ta bëjë publike vetëm sa e dëmton procesin”, tha Osmani.

Për më tepër, kreu i vendit tha se Kosova meriton të njihet nga të gjitha shtetet e botës.

“Ne do të punojmë pareshtur se Kosova e meriton të njihjet pavarësisht dëmit të madh që i është bërë përpara”, tha ajo

***

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në konferencën për media në Prishtinë u pyet nëse ndihet i sigurtë në Kosovë pasi anuloi vizitën e planifikuar disa ditë më parë në Bosnje e Hercegovinë.

Milanoviq tha se në Kosovë ndihet shkëlqyeshëm dhe i sigurt.

“Në Kosovë ndihem i sigurt, unë akoma jam rritur dhe jetoj në qytete të siguritë si Zagrebi, sipas EUROSTAT Zagrebi është si qytet shumë i sigurt dhe ndihem bukur shkëlqyeshëm”, tha Milanoviq.

Ai tha se përshkak të përbërjes etnike të rajonit në Bosnje e Hercegovinë të cilin kishte planifikuar ta vizitojë e ka anuluar vizitën.

“Në Bosnje e Hercegovinë, në rajonin Llazhne se kam vizituar për arsyen e sigurisë ndoshta s’është bërë fjalë për sigurinë personale por edhe të organizatës është një sërë gjërash por nëse do të bëhej fjalë për Mostarin por marrë parasysh përbërjen etnike të kësaj pjese në Bosnje vendosa të mos marr pjesë”, tha ai.

Milanoviq tha se me Kosovën do të bashkëpunojnë si miq të mirë sa i përket fushës së mbrojtjes.

“Do të bashkëpunojmë si miq të mirë njashtu si bashkëpunojmë me miqt tjerë, do të dëshiroja që bashkëpunimi të ndodhte edhe me Serbinë por ajo gjithmonë luan një lojë jo të sinqertë”, tha ai.

***

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën mbetet kyç Procesi i Berlinit sa i përket bashkëpunimit rajonal. Osmani tha se Open Balkan shkel parimin e gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë.

“Kjo iniciativë që filloi në Novi Sad që u quajt minishengen në fakt ka shkelur dy parime atë të gjithëpërfshirjes sepse si përfshinte gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe atë të trajtimit të barabartë. Ne insistojmë që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e Procesit të Berlinit që udhëhiqet nga Gjermania që ka për qëllim që shtetet tona t’i shtyjë drejt Bashkimit Evropian Kosova e ka bërë të qartë që alternativa e vetme është Procesi i Berlinit ku ka vlejtë parimi i gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë”, tha Osmani.

Shefja e shtetit u shpreh se përderisa Serbia e udhëheqë iniciativën “Open Balkan” dhe nuk e njeh Kosovën s’mund të pritet nga Vuçiqi që të ketë qëllime të mira.

“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira për Kosovën sepse vet militarizimi i Serbisë që po ndodh tregon se ka tendenca destabilizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destablizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën atëherë dikush mund ta merr seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal. Në njërën anë flet për bashkëpunim rajonal në anën tjetër i bllokon qytetarët tanë, vendos agjentë të BIA-s për t’i marrë ata në pyetje, i terrorizon qytetarët që e kalojnë kufirin dhe e bën pikërisht të kundërtën e asaj që e avokon në iniciativën “Open Balkan””, tha ajo.

Osmani: Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë

Presidentja, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për shtetin dhe popullin e Kroacisë, për mbështetjen që i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofrojë Kosovës.

Osmani pas takimit që zhvilloi me presidentin kroat, Zoran Milanoviç tha se Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se të dyja vendet kanë marrëdhënie e të dyja vendeve nderohet mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht.

“Kroacia është një ndër shtetet që ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira por edhe sot kur Kosova është shtet i zhvilluar që po ec përpara duke dhënë një ndër shembujt më të mirë të zhvillimit të demokracisë në rajon, për këtë përkrahje të madhe populli i Kosovës i është jashtëzakonisht mirënjohës Republikës së Kroacisë. Republika e Kosovës dhe Kroacisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera, Kroacinë vërtetë e konsiderojmë si aleatë kyç. Marrëdhëniet ndërmjet të shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht ndërmjet dy vendeve. Miqësia dhe solidariteti natyrisht që daton qysh në vitet e 90-ta kur të dy kombet u ekspozuan ndaj luftërave të tmerrshme”, u shpreh Osmani në konferencën e përbashkët me homologun e saj kroat.

Në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Osmani tha se shpreson që Kroacia do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrugën për konsolidimin e shtetësisë së saj për çka shton se kjo rrugë është e vështirë por që është e pandalshme.

“Është tejet e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ta konsolidojë shtetësinë e saj dhe në këtë drejtim shprehim shpresën tonë që Kroacia do të vazhdojë të parakrah Kosovën në këtë rrugë të vështirë dhe rrugë patjetër të pandalshme sepse Kosova si shtet i përvarur, sovran dhe i lirë nuk ka kthim mbrapa. Në këtë drejtim do të punojmë me Kroacinë”, u shpreh Osmani.

Ajo më tej ka falënderuar Kroacinë edhe për kontingjentin antiCOVID-19 që i dhuroi Kosovës por ehde ndihmën që ofroi në kohën kur në Kroaci ndodhi aksidenti tragjik e ku humbë jetë 10 qytetarë nga Kosova. 

Presidenti kroat garanton mbështetje për njohjet: “Ballkani i Hapur” palidhje nëse Kosova s’trajtohet njëjtë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Kosova është shtet stabil dhe te qetë si shumica e vendeve të Ballkanit.

Sipas tij, Kosova duhet që të marrë shembull përvojat e shteteve të tjera në shumë fusha e mos të bëjë gabime, madje shpreh i bindur në integrimin e shpejt në BE e institucionet e tjera.

Mbështetje të fuqishme ai ka garantuar për njohjen e Kosovës, duke shtuar se nuk i kupton vendet që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Madje ai thotë se edhe Serbia duhet që të pranojë Kosovën sa më shpejt.

“Kroacia është anëtare në NATO por ballafaqohet me sfida të reja. Kosova është shtet i dashur dhe kemi shtet miqësor. Në autokraci është ndryshe. Rregullat nuk janë të njëjta. Kosova gjendet si shtete tjera të Ballkanit në një situatë statike”.

“Rekomandimi është që Kosova t’i shikojë përvojat e tjera dhe të mos i bëjë gabimet, por të përqendrohet në veten e saj. Kosova është shtet i cili shumë shpejt mund të integrohet sepse e kemi lojalitetin ndaj institucioneve”.

“Nëse në zgjedhjet e ardhshme mund ta dimë se ekziston lojaliteti mund të dimë çka mund të presim. Unë do të flasë dhe bind së paku ku të kem ndikim. Rast është Bosnja që kemi gjendje të çuditshme”.

“Nuk i kuptoj shtete që nuk e njohin Kosovës dhe do bëjë të mundurën që të ndikojë në njohjen e Kosovës. Në Kosovë nuk kemi luftë”.

Këto komente ai i bëri pas takimit me presidente Vjosa Osmani, nga e cila u prite edhe me ceremoni shtetërore.

Osmani e pret me ceremoni shtetërore presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Të dy pas takimit do të mbajnë konferencë për medie. Milanoviç do të pritet në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti dhe ai i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Presidentja Osmani pret sot homologun e saj kroat, Milanoviç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Ky takim mes tyre është paraparë të mbahet nga ora 9.00.

Ai do qëndrojë për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.

Faqja zyrtare e presidencës kroate, pati njoftuar se vizita e tij tek trupat kroate është planifikuar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë pasi presidenti Milanoviç do ta kalojë natën e Krishtlindjeve me trupat kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat