Mehaj i ndan mirënjohje familjes së veprimtarit Adem Demaçi

Aktuale

Mehaj i ndan mirënjohje familjes së veprimtarit Adem Demaçi

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ndarë mirënjohje familjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

“Sot isha i nderuar që në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës të ndajë mirënjohjen për Familjen Madhështore të Simbolit të Qëndresës sonë Kombëtare për Liri dhe Pavarësi, Bacës sonë Adem Demaçit”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

“Vigani i Kombit, Adem Demaçi ishte, është dhe do të jetë frymëzimi ynë i përhershëm”.

“Familja Demaçi ishte e pamposhtur dhe i qëndroi fuqishëm betejës së nisur nga Baca Adem dhe bashkarisht rrugëtuan me sfida të mëdha deri në fitoren përfundimtare”, u shpreh ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat