IKShPK: Vaksinohuni dhe festoni të sigurt me familjen

Aktuale

IKShPK: Vaksinohuni dhe festoni të sigurt me familjen

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

IKSHPK ka bërë apel që të gjithë të marrin të dy dozat e vaksinës e pastaj edhe dozën e përforcuese dhe dozën e tretë.

“Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj. Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë.

Festo sigurt, festo me familjen! Festo shëndetshëm!", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat