Ministret Haxhiu dhe Nagavci vizituan Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Aktuale

Ministret Haxhiu dhe Nagavci vizituan Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:49
Pamje nga vizita

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot vizituan bashkërisht Qendrën Korrektuese në Lipjan, me ç’rast u njoftuan nga afër me kushtet në të cilat qëndrojnë në veçanti të miturit në këtë qendër.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Haxhiu dhe Nagavci u interesuan për sfidat dhe zhvillimet e procesit të përgjithshëm të integrimit dhe rehabilitimit të të miturve në veçanti me procesin edukativ dhe arsimor që zhvillohet në këtë institucion.

Ambientet e punës, ambientet rekreative dhe sportive, ishin po ashtu cak i vizitës për tu njohur nga afër me kushtet në të cilat zhvillohen këto aktivitete.

Image
Pamje nga vizita

Të dy ministret shprehën mbështetjen për aktivitetet që kontribuojnë në rehabilitimin dhe integrimin e tyre, si dhe përgëzuan stafin për përkushtimin në rritjen dhe avancimin e programeve që zbatohen për të miturit në konflikt me ligjin në institucionet korrektuese në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat