Rizvanolli bën thirrje për kursim të rrymës

Aktuale

Rizvanolli bën thirrje për kursim të rrymës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:04
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ka forma tjera që mund të përdoren për ngrohje, jo vetëm energjia elektrike.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë konferencës së sotme të cilën po e mban së bashku me drejtorin e  KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu.

“Secili prej nesh duhet të bëjë çka është e mundur. Më kanë pyetur se me çka duhet të ngrohen. Dikush nuk ka opsione të tjera, por dikush ka. Dhe ka opsione të tjera të kursimit të energjisë ose të racionalizimit së paku, duke e shfrytëzuar më shumë gjatë natës sesa gjatë ditës. Po kërkojmë mirëkuptimin tuaj, sepse në fund të fundit ose do të paguani ju, ose prapë do të paguani ju përmes taksave për të importuar këtë energji”.

Rizvanolli ka kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve për reduktimet me rrymë, duke shtuar se qeveria ka kërkuar nga operatorët që konsumatorët të informohen sa më herët për ndërprerjet.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët për masat e ndërmarra dhe kërkojmë mbështetjen e secilit prej jush që ta tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat