Donika Kadaj i quan qesharake paraqitjet e Rizvanollit

Aktuale

Donika Kadaj i quan qesharake paraqitjet e Rizvanollit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 00:37
Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me krizën energjetike në vend, duke thënë se ‘paqitjet qesharake e arrogante të ministres Rizvanolli e vështirësojnë edhe më shumë këtë gjendje’.

“Paraqitjet qesharake e arrogante të ministres Rizvanolli e vështirësojnë  gjendjen edhe më shumë, sepse një gjendje kaq e vështirë, po pqërcillet me deklarata nga ana e pushtetit se qytetarët I kanë fajet. Qytetarët nuk i kanë fajet, sepse kërkesa për konsum rritet prej vitit në vit”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se ministrja Rizvanolli, e cila në krah ka edhe kryeministrin Albin Kurtin, po paraqesin një joseriozitet të madh, sa i përket ngrohjes alternative.

“Edhe këto alterantivat të cilat po përpiqet, e që në krah e ka edhe kryeministrin, e që është për qudi, me thanë që duhet me pas ngrohje alternative, pa dhënë një alternativë se cila është mënyra për t’u ngrohur në këto temperature, për mua paraqet një joseriozitet të madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat