Drejtori i Policisë flet për hetimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Aktuale

Drejtori i Policisë flet për hetimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 07:59
Foto nga raportimi i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

(E plotësuar 11:37) - Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare.

Mehmeti theksoi se janë duke i pritur edhe disa rezultatet të ekspertizave të dërguar jashtë vendit.

Drejtori Mehmeti, duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit, Bekë Berisha për vrasjet e pazbuluar për 20 vjet, theksoi se këto raste janë dorëzuar në prokurori.

“Sa përket rasteve të pazbuluara nga e kaluara, rastet janë dorëzuar në prokurori. Një pjesë të punës rreth rastit të caktuar e bartë edhe prokurori përkatës. Sa i përket rastit të fundit në Gllogjan ne kemi bërë angazhimet tona. Aktualisht jemi duke punuar, për këtë rast kemi edhe arrestime. Hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare. Hetimet janë ende në një fazë të caktuar, s’mundemi me thënë në fazën fillestare, por kanë bërë disa progrese, jemi duke i pritë edhe disa ekspertiza të cilat i kemi dërguar jashtë vendit, jemi rezultatet duke i pritë. Po ashtu janë duke u pritë edhe disa rezultate të tjera të cilat ndërlidhen me çështjet e ndryshme teknike. Aktualisht mendoj që kemi kryer një pjesë të punës pas këtij rasti, mirëpo mbetet ende për të punuar”, theksoi Mehmeti.

Sjellim në vëmendje që 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit ndodhi një sulm ndaj autobusit që po udhëtonte nga Gjakova për në Gllogjan. Aty mbetën të vdekur tre persona, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit.

Për të cilin rast, më 11 dhjetor u arrestua baba me dy djemë.

Arrestimin e tre personave e bëri të ditur kryeprorkurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj në një konferencë të jashtëzakonshme që u mbajt mbrëmjen e 11 dhjetorit.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit Kurmehaj nuk pati dhënë detaje, duke i qenë shumë i shkurtër në paraqitjen para medieve e ku gazetarët nuk u lejuan të bëjnë pyetje. 

LIVE: Drejtori i Policisë prezanton strategjinë para deputetëve, problem e konsideron moshën e shtyrë të policëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Para deputetëve ai  ka folur për strategjinë e Policisë si dhe aplikimin për herë të parë në formë online për policë të rinj.

Ai më pas tha se kanë përgatitur strategji për aksionet dhe një varg strategji të tjera.

Për herë të parë është bërë moduli online për konkurse online për polic. Është hartuar plani 5 vjeçar i procesit të rekrutimit të policëve të ri”.

Po ashtu ai ka folur edhe për strategjitë e tjera në aksionet e tyre.

“Strategjia shtetërore e krimit të organizuar. Rastet në fushën kundër narkotikëve.  Strategjia shtetërore kundër terrorizmit. Strategjia shtetërore kundër trafikimit ne qenie njerëzore”.Sfidat dhe pengesat”.

Sipas tij, sfida më e madh këtë vit ka qenë pandemia dhe numri i policëve të infektuar me Covid-19. ka qenë sfida me pandeminë.

Gjatë kësaj kohe kemi pas numër të policisë të infektuar dhe izoluar, prandaj në këtë aspekt kemi pas sfida”.

Problem madhor ai e ka konsideruar moshën e shtyrë të pjesëtarëve të Policisë.

***

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Raportimi i drejtorit pritet të fillojë në ora 09:30.

Në këtë komision rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar.

Po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i draft-planit të performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat