Ndërron jetë ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Ndërron jetë ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Ivan Çukaloviq

Të enjten, më 23 dhjetor 2021, ndërroi jetë ish-nënkryetari dhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Ivan Çukaloviq.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Kushtetuese të premten.

“Në cilësinë e juristit dhe ish-gjyqtarit të përbërjes së parë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Çukaloviq ka dhënë një kontribut të çmuar dhe me rëndësi në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend”, thuhet në njoftim.

“Në emër të gjyqtarëve dhe të gjithë zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Gresa Caka – Nimani u ka shprehur ngushëllimet e sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe ish-bashkëpunëtorëve të afërt të z. Çukaloviq”, tha gjykata në një njoftim.

Varrimi i Çukaloviqit do të bëhet të shtunën, më 25 dhjetor 2021, në ora 14:00, në fshatin e tij të lindjes Sredska, në komunën e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat