Glauk Konjufca: Vlerat e Krishtlindjes na inspirojnë për të punuar në interes të kombit

Aktuale

Glauk Konjufca: Vlerat e Krishtlindjes na inspirojnë për të punuar në interes të kombit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:46
Glauk Konjufca

Kryetari i i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët e fesë katolike.

Ai ka thënë se kjo festë edhe në vendin tonë u mishërua me vlerën hyjnore.

“Krishtlindja si një festë e shënuar për miliarda njerëz në mbarë botën, edhe në vendin tonë përgjatë historisë ka mishëruar vlerën hyjnore të shpresës, bashkimit dhe të dashurisë. Këto vlera të kremtuara edhe sot na japin fuqi, mençuri dhe inspirim për ta vazhduar punën në interes të qytetarëve dhe avancimit të kombit tonë”.

“Për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës, gëzuar lindja e Krishtit! Qofshi të gjithë të lumtur dhe të shëndetshëm kudo që jeni, përherë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat