Deputetja e AAK-së kritike ndaj opozitës: Nuk duhet politizuar marrëveshjet ndërkombatare

Aktuale

Deputetja e AAK-së kritike ndaj opozitës: Nuk duhet politizuar marrëveshjet ndërkombatare

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 00:33
Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, është shprehur kritika ndaj kolegëve të saj opozitë për mosbotim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke ftuar për t’u votuar në seancën e radhës të Kuvendit, Reshitaj tha se këto tema s’duhet politizuar meqë dëmtohet interesi qytetar.

“Marrëveshjet ndërkombëtare politizohen skajshmërisht dhe s’besoj që kjo na bën nder si vend dhe aq më shumë kur kemi të bëjmë me partnerët tonë strategjikë. Po vazhdohet një lloj politikëbërje e së kaluarës, një lloj inati politik dhe një ideje që të tregohet se si jeni ju sjellë në të kaluarën dhe ja si është – një lloj hakmarrje. Ndoshta në politikë mund të lejohet kjo, por në disa projekte tjera që mund të presin dhe jo në këto që kanë të bëjnë me marrëveshje ndërkombëtare”.

Reshitaj në Edicioni Special tha se as që duhet diskutuar për këto marrëveshje, por vetëm falënderuar.

“Edhe pse jam pjesë e opozitës, mendoj se duhet të ndërpresim këtë lloj të politikëbërjes në disa tema të veçanta siç janë marrëveshjet ndërkombëtare, sepse nuk na bën nder as si vend që ne t’i lëmë një shije jo të mirë edhe ndaj atyre që e përkrahin Kosovën”.

“Dua të besoj që kjo ka qenë një lojë politike dhe një qasje e opozitës karshi pozitës për t’i treguar sa gabim kanë qenë ata në të kaluarën kur s’i kanë votuar marrëveshjet e tilla. Të martën këto marrëveshje duhet të votohen”.

Reshitaj ka thënë se më rëndësi është implementohen dhe funksionalizohen ligjet sesa që të kalohen sa më shumë projektligje, përkundër që është interes i pozitës që në fund t’i shfrytëzojë ata për të prezantuar një vit të suksesshëm.

Deputetja e AAK-së gjithashtu njoftoi se nuk ftohet në mbledhjet e Grupit Parlamentar të kësaj partie kur merren vendimet se çka duhet votuar dhe çka jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat