Molliqaj: KEDS-i po shet energji në vende tjera

Aktuale

Molliqaj: KEDS-i po shet energji në vende tjera

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 12:53
Dardan Molliqaj

(E plotësuar 13:40) - PSD: KEDS është duke shitur energjinë elektrike në vendet e tjera

Partia Socialdemokrate (PSD) ka ngritur dyshime se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut. Për këto dyshime, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se i bazon në informacionet brenda KEK-ut.

Molliqaj në konferencë për medie tha edhe se KEDS është duke e shtirur energjinë në vendet e tjera. 

Molliqaj: KEDS është duke shitur energji në vendet e tjera

“Në Kosovë gjatë natës ku sipas të gjitha gjasave ka më shumë prodhim sesa konsum, KEDS është duke shitur energji në vendet e tjera,. Kërkojmë menjëherë të deklarohen se cila sa sasi është shitur, me çfarë çmimi dhe në cilat or ë e në cilat vende. Sipas atyre që kemi informata përgjatë mesnatës, në bllokun A2 diku 85 deri 95 megavat janë duke u prodhuar më shumë se sa ka nevojë në Kosovë, kurse 130 deri 140 në bllokun B. Afërsisht diku 200 MgH mudn të jenë tepricë e prodhimit gjatë kësaj kohe dhe në të njëjtën kohë mund të jetë duke u shitur e që përfitimet e kësaj i merr KEDS”, tha Molliqaj.

PSD ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të hetojnë këto pretendime të cilat lehtë mund të vërtetohen.

Molliqaj: Rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme

“Në bazë të burimeve tona brenda Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara të cilat e rëndojnë edhe më tutje sistemimin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur, sipas burimeve tona ku 10 ditë më parë kishte rënie të bllokut A3 dhe A5 kishte një mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe kërkojmë menjëherë ri hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda njëjtit sekondë duket se ka qenë e qëllimshëm dhe e shkaktuar nga KEDS-i. Pra në mungesë të shkarkimit të rrymës dhe kthimit të rrymës nga KEDS drejt termoelektranës A3 dhe A5 ka ndodhur dëmtimi i qëllimshmen i kësaj. Në dyshojmë që nëse vërtetohet se ka qenë një veprim i tillë në bazë të asaj që ne kemi informata është lehtë e vërtetueshme nëse do të ketë hetime, kjo bie që ka pas synim KEK-u në bashkëpunim edhe me Qeverinë dhe me menaxhmentin e ri të KEK-ut të dëmtoj reputacionin e kompanisë publike dhe mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është e shkaktuar nga mungesa e prodhimit dhe problemeve me KEK”, ka thënë Molliqaj

Më tutje ai ngrit dyshimin tjetër për menaxhmentin e KEK-ut i cili sipas Molliqaj ka vendosur t’i dërgojë në pushim të detyrueshëm 10 inxhinierët kryesorë të prodhimit.

Kryetari i PSD-së ka folur edhe për negociatat e Qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut për shit blerjen e thëngjillit të Kosovës.

Molliqaj: Kanë nisur negociatat mes Kosovës dhe Maqedonisë për shtiblerjen e thëngjillit

“Tashmë kanë nisur negociatat e Qeverisë së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Qeverisë atje për shit blerjen e thëngjillit të Kosovës. Siç e dini Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë një fond 3 milionë ton thëngjill për t’i blerë në fazën e parë me synimin që të jetë 9 milionë ton kërkesa totale dhe ka shpallur tenderin dhe tashmë katër kompani e kanë fituar këtë tender në Maqedoni për të siguruar një ton thëngjill për 60 euro. Në bazë të informatave që i kemi është hera e parë në Qeverinë e Kosovës, ministrisë së zhvillimit ekonomik po merret me një marrëveshje të tillë për të shitur thëngjillin, po ashtu është hera e parë që ministria bën një gjë të tillë pa përfshirë ekspetert dhe kompaninë e KEK-ut,” ka përfunduar Molliqaj.

Ndërkaq lidhur me problemin e energjisë elektrike në vend ditën e hënë do të organizohet një protestë para objektit të KEDS-it.

***

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ka informacione se KEDS-i po shet energji në vende të tjera dhe se po prodhon më shumë se që i duhet Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një konference për media.

“E treta, ajo që i nevojitet Kosovës është që në baza ditore të kemi transparencë nga KEDS. Na nevojitet të dimë sa është duke shpenzuar për orë energji elektrike Kosova, për prodhimin, numrin e orëve apo megavateve që po blihen energji dhe u shitur. Sipas informatave tona, në Kosovë gjatë natës KEDS po shet energji në vende të tjera. Kërkojmë menjëherë të deklarohen se cila sasi e shitur është, në cilat orë dhe cilat vende. Sipas informatave tona, pas mesnatës në bllokun A 85-95 megavat po prodhohen më shumë megavat se ka nevojë në Kosovë dhe 130-140 në bllokun B. Deri 200 megavat mund të jenë tepricë e prodhimit gjatë kësaj kohe”, tha ai.

Tutje ai i ka kërkuar transparencë Qeverisë rreth marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për shitblerjen e thëngjillit të Kosovës.

“Në bazë të informatave që i kemi, është hera e parë që në Kosovë, MZHE po merret me marrëveshje të tillë për të shitur thëngjillin. Është hera e parë që ministria bën një gjë të tillë pa përfshirë ekspertët dhe KEK-un. Dyshimet janë që për çmimin potencial që Kosova do ta ofrojë për shitje do jetë 20-17 euro. Ajo që llogaritet tjetër është që pët 16 euro për tonë shtë kostoja e transportit dhe nëse ky çmim është i vërtetë, kemi të bëjmë me 31 milionë diferencën mes asaj që qeveria e Maqedonisë është e gatshme ta blejë dhe aq sa do ta blejë nga Kosova. Është urgjente që qeveria e Kosovës të bëjë transparencën, negociatat për këtë çështje. Jemi kundër të ketë diskrepancë kaq të madhe mes ofertës që është vendosur nga prokurimi publik dhe shitjes që mund të bëhet. Kjo është zhvatje potenciale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat