Aksioni në veri/ Xhelal Sveçla jep detaje – tregon se ka pas rrjedhje të informacioneve zyrtare

Aktuale

Aksioni në veri/ Xhelal Sveçla jep detaje – tregon se ka pas rrjedhje të informacioneve zyrtare

Nga: A.M. Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 15:29
Xhelal Sveçla.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në tri lokacione në veri të vendit.

E në lidhje me këtë aksion, ka dhënë detaje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai në një postim në Facebook tha se gjatë këtij aksioni janë tri lokacione të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme.

“Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç'rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente”, njoftoi Sveçla, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot Policia e Kosovës në mbështetje të veprimarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç'rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente.

Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin paisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat