​SKV: Bojkotoni produktet e Serbisë

Aktuale

​SKV: Bojkotoni produktet e Serbisë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Çdo fundvit blerja e produkteve serbe rritet në masë të madhe në raport me shtrirjen kohore gjatë pjesës tjetër të vitit. Prandaj, aktivistët e organizatës Studim Kritikë Veprim, shpërndanë gjatë javës letra ngjitëse, që bëjnë thirrje për bojkotimin e produkteve serbe, në hapësirat e Kampusit Universitar, Qendrës së Studentëve dhe në pjesët e tjera më të frekuentuara të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të SKV-së, iniciativa të tilla vetëdijësuese për të bojkotuar produktet serbe janë mbështetur gjithmonë edhe në të kaluarën nga aktivistët e tyre.

“Një fushatë e tillë padyshim se ka dhënë rezultate të mira. Megjithatë, kohëve të fundit produktet e Serbisë po provohet t'u shiten konsumatorëve edhe me barkode të tjera, përpos atij 860. Për këtë arsyeje vëmendje të madhe duhet t'i kushtohet edhe vendit të origjinës.

Produktet serbe mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore, prandaj bojkotoni ato. Besa Besë - MOS BLI PRODHIME SERBE”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat