Vdes një person, ky është numri i rasteve të reja me CoVID-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

Vdes një person, ky është numri i rasteve të reja me CoVID-19 në 24 orët e fundit

Nga: M.L. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve të fundit 12 person kanë rezultuar pozitiv me virusin CoVID-19.

Një person ka humbur jetën ai pasojë e CoVID-19. Sipas raportit janë shëruar 4 qytetarë.

Postimi i plotë:

26 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Në total numri i rasteve aktive është 349.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat