Me cilat parti do të bashkëpunoj LDK-ja në Prishtinë, zyrtari i LDK-së thotë se Rama ka nevojë për këto parti

Aktuale

Me cilat parti do të bashkëpunoj LDK-ja në Prishtinë, zyrtari i LDK-së thotë se Rama ka nevojë për këto parti

Nga: H.O. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 20:09
Perparim Rama

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Demolli përmes një interviste dhënë për ‘Bota sot’, ka përmendur koalicionet e mundshme gjatë qeverisjes në Prishtinë. Demolli thotë se LDK-ja dhe Përparim Rama ka nevojë për përkrahjen dhe bashkëpunimin jo vetëm të asamblistëve të LDK-së, por edhe të subjekteve të tjera politike si të LVV-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së etj.

Demolli thotë se, komunën e Prishtinës e fitoi me meritë të plotë LDK-ja me kandidatin e saj Përparim Ramën, një i ri i shkolluar dhe ngritur profesionalisht në Angli, i cili karrierën e suksesshme të arkitektit e ka ndërtuar në shtetet e Evropës Perëndimore dhe i cili vetën e ka dëshmuar në mjediset e shteteve perëndimore, me punën dhe aftësitë e tij personale.

LDK-ja e mori Prishtinën në zgjedhjet lokale, sipas juve me cilat parti mund të bashkëqeverisë në këtë komunë?

“Që nga zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, kur LVV-ja fitoi me 50.28%, lidershipi i këtij subjekti politik në raport me partitë tjera politike është sjellë me një arrogancë të paparë politike, të cilën nuk e kemi hasur jo vetëm në Kosovë, regjion, por edhe në shtetet tjera demokratike. Pasur parasysh sjelljen e tillë të LVV-së, kam qenë thellësisht i bindur se arroganca e tillë e numrave, do t’ju kushtojë me disfatë zgjedhore në komunat e mëdha, si në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë etj. Në zhvillimet e këtilla politike, komunën e Prishtinës e fitoi me meritë të plotë LDK-ja me kandidatin e saj Përparim Ramën, një i ri i shkolluar dhe ngritur profesionalisht në Angli, i cili karrierën e suksesshme të arkitektit e ka ndërtuar në shtetet e Evropës Perëndimore dhe i cili vetën e ka dëshmuar në mjediset e shteteve perëndimore, me punën dhe aftësitë e tij personale. Pasur parasysh profesionin e tij të arkitektit dhe përvojën e tij menaxheriale si implementues i projekteve të shumta ndërkombëtare për të cilën pikërisht në këtë kohë ka nevojë Prishtina dhe qytetari i saj, mendoj se Përparimi është ai i duhuri, ai i cili do jep kontributin e tij profesional për ta shpëtuar Prishtinën nga kolapsi urbanistik, respektivisht për ta rimëkëmbur dhe shpjer në drejtim të rrugës së saj evropiane.

Përparimi jo vetëm me përgatitje profesionale, por ai para votuesit prishtinas doli edhe me programin më të mirë për Prishtinën, i cili përmbante projektet të rëndësishme, për ndryshimin dhe zhvillimin e kryeqytetit tonë dhe shndërrimin e tij në një metropol evropian.

Për realizimin e objektivave të tij programore, Përparimi ka nevojë për përkrahjen dhe bashkëpunimin jo vetëm të asamblistëve të LDK-së, por edhe të subjekteve të tjera politike si të LVV-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së etj. Marrë për bazë numrat partiak të asamblistëve në komunën e Prishtinës, unë jam përkrahës i koalicionit për bashkëqeverisje me komunën. Kuptohet gjatë krijimit të koalicionit, LDK-ja duhet marrë në konsideratë kritere të caktuara si krijimi i një shumice funksionale për realizimin e projekteve dhe politikave të komunës Prishtinës; përputhjet apo pikat e përbashkëta në programet (projektet) e subjekteve me të cilat do të formojnë koalicionin, pastaj përvojat e së kaluarës në qeverisje të përbashkët si dhe marrëveshjet apo dakordimet eventuale gjatë fushatës zgjedhore, respektivisht ndihma reciproke gjatë zgjedhjeve të sapo përfunduara”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat