Kërkohet shkarkimi i ministres Rizvanolli

Aktuale

Kërkohet shkarkimi i ministres Rizvanolli

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 18:36
Artane Rizvanolli

Organizatori i protestës kundër reduktimeve me rrymën, Durim Jasharaj, ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duhet shkarkuar nga detyra e saj, meqë siç potencon ai, po tenton të tallet me qytetarët.

Në Info Magazine, Jasharaj u shpreh se një gjë të tillë e dëshmojnë deklarimet dhe apelet e saj për të tejkaluar krizën me energjinë.

”Kërkesa tjetër është shkarkimi i menjëhershëm i ministres Artane Rizvanolli”.

”Ajo [Artane Rizvanolli] përveç që nuk e kupton problemin, ajo përdorë edhe një gjuhë që sikur mendon se mund të tallet me njerëzit”.

”Sepse të thuash se problemi i krizës me rrymën në vend, mund të lidhet edhe me joysticket e PlayStation, kjo është tallje. Unë nuk mundem me mendu që ajo e ka mendu seriozisht këtë. Dhe e dyta është, ajo ka përmend që: qytetarët në një mënyrë po e përdorin ngrohjen edhe energjinë për komoditet”.

”Mentaliteti i saj në raport me krizën, është i një lloji të mentalitetit të keq. Më tepër jemi të tronditur nga financimi që po e bën Qeveria e Kosovës drejtuar kompanisë private”.

Tutje, Jasharaj tha se pritshmëritë ndaj Qeverisë Kurti janë shumë më të mëdha meqë edhe me premtime jo të vogla, erdhën në pushtet.

”Kjo qeveri që është tash në pushtet, ka ardhë me premtime të mëdha, duke e ditur se më 2012/2013, këta e kanë kundërshtu privatizimin e KEDS-it në atë kohë, prandaj kërkesa jonë është shumëfish më e fortë që të heq dorë nga kjo lloj mbështetje të cilën po ia bën kësaj kompanie private”.

”Kërkesa e tretë dhe shumë e rëndësishme dhe menojmë se është thelbi i problemit, është që KEDS t’i kthehet vendit, sepse Kosovës i takon, i takon njerëzve të saj. Ne duam të besojmë që qeveria është bashkë me njerëzit, bashkë me qytetarët. Sepse ka edhe një arsye të thjeshtë pse këta njerëz kanë ardhë në pushtet, si një lloj këputje e korrupsionit, hajnisë e vjedhjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat