​Me ceremoni shtetërore Mehaj pret homologun e tij turk

Aktuale

​Me ceremoni shtetërore Mehaj pret homologun e tij turk

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 07:30
​Me ceremoni shtetërore Mehaj pret homologun e tij turk

(E plotësuar 14:33) - Me ceremoni shtetërore në ministrinë e Mbrojtjes, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar dhe delegacionin e tij.

Dy ministrat e mbrojtjes fillimisht do të zhvillojnë takimin kokë më kokë, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e ministrit Mehaj dhe ministrit Akar.

Gjithashtu, më pas, ministri Akar do të takohet edhe me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi sot vjen në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, sot gjatë ditës do të vizitojë Kosovën.

Ai do të pritet fillimisht nga homologu i tij kosovar Armend Mehaj.

Ai më pas do të ketë një takim edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Në agjendat e publikuara të takimeve për sot nuk është paralajmëruar që ministri turk do të takohet me kryeministrin Albin Kurti apo ndonjë zyrtar tjetër qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat