Ramush Haradinaj zbulon pse nuk e la Behgjet Pacollin të merrte pjesë në takimin e "minishengenit"

Aktuale

Ramush Haradinaj zbulon pse nuk e la Behgjet Pacollin të merrte pjesë në takimin e "minishengenit"

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Ramush Haradinaj

Haradinaj tregon pse e kishte ndalur Pacollin për të marrë pjesë në takimin e mini-shengenit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se pse e ka ndalur ish-ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, që të shkonte në takimin për themelimin e mini-shengenit.

Pacolli kishte thënë javën e kaluar se SHBA-ja i kishte bërë presion të merrte pjesë në këtë takim, por që Haradinaj e kishte ndaluar të mos shkonte.

Haradinaj thotë se nuk ka pasur presion amerikan. Ai ka shtuar se Kosova nuk ka arsye të frikësohet prej serbëve nëse është bashkë me Shqipërinë, por ka thënë se nuk mund të futemi në Open Balkan pa marrë njohjen nga Serbia.

“Ftesa është bërë vonë. Ata kur e kanë mbajtur në Suboticë, në atë kohë kemi pasur shumë çështje të pazgjedhura. Për këtë kohën kur ka folur Behgjeti. Nuk ka arsye shqiptari të frikësohet nga Serbia nëse janë bashkë, Kosova dhe Shqipëria, nëse janë bashkë nuk kemi nevojë të shqetësohemi. Me numra jemi aty dikund. Edhe ata i kanë divergjencat e veta. Unë kisha thënë të bëhet Ballkani i Hapur pas njohjes”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat