“Mos lypni fajtor në qiell...”/ Fjalimi i fuqishëm i Marigona Gecit në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

“Mos lypni fajtor në qiell...”/ Fjalimi i fuqishëm i Marigona Gecit në Kuvendin e Kosovës

Nga: A.M. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:49
Marigona Geci

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci ka mbajtuar një fjalim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me krizën energjetike në vend.

Ajo kërkoi nga Qeveria Kurti transparencë dhe llogaridhënie në këtë situatë dhe jo derdhje të milionave pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

“Nuk keni ardh në krye të shtetit për të mos ofru zgjidhje… ofroni zgjidhje që të ju mbështesim edhe ne, se kriza është e të gjitheve.

Mos lypni fajtor në qiell…por gjene zgjidhjen këtu në tokë, në KEK, në KOSTT, në qeveri dhe në import me transaparencë dhe me llogaridhënie", tha ndër të tjera Geci, përcjell “Bota sot”.

Fjalimi i plotë

Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar deputet,

të nderuar anëtatë të kabinet qeveritar,

Tani duke dëgjuar diskutimet e partisë në pushtet dhe partive opozitare po shihet se zgjidhja e krizes energjitike është larg.

Tani se si qendron situata me energji elektrike po e shohin të gjithë qytetarët, ekonomitë familjare, kompanitë që hargjojn energji elektrike.

Mua po me intereson cila është zgjidhja në kushtet e tanishme sepse po duket haptas se keni gabu me hapa për ti marr masat me kohë për parandalimin e krizës energjitike dhe… këto arsyetimet e juaja sot janë arsytime koti dhe nuk sanojn krizën tani.

Unë kërkoj nga qeveria…transparencë dhe llogaridhënie në këtë situatë dhe jo derdhje të milionave pa transparenncë dhe pa llogaridhënie.

Kërkoj nga qeveria të ju tregoj qytetarëve se:

Cilët janë hapat që do ti ndërmerrni?

Ku do ta blejë energjinë sa do te jetë cmimi i blerjës së një megaëatt?

Sa do të jetë çmimj i shitjes apo i furnizimiit ….. fundja qytetarëve ju intereson a do te kenë energji dhe sa do të paguajnë për energjinë e komsumuar…. kaq ju intereson atyre.

Kryeministri para disa dite qytetarve ju ka ofruar dy zgjidhje të kqija:

Në formë pyetje ka ofruar zgjidhje për qytetarët:

1. A po doni me ua shtrenjtu çmimin e energjisë, e me pas energji me çmim 50% më shtrenjt?

2. A po doni me pas reduktime gjayë ditës dhe me pagu me çmimin e tanishëm?

Asnjëra nuk është zgjidhje për qytetarët…

Meqë kryeministri nuk është këtu ju zonja Ministre tregona zgjidhjen që do të bëni.

Që nuk kemi energji po e dijm!

Edhe që keni me shtrenjtu energjinë në kundërshtim me premtimet tuaja po e dim….dhe nese nuk do të ngritrt çmimi i energjisë nuk do të kemi energji po e dijm!

Nuk keni ardh në krye të shtetit për të mos ofru zgjidhje… ofroni zgjidhje që të ju mbështesim edhe ne, se kriza është e të gjitheve.

Mos lypni fajtor në qiell…por gjene zgjidhjen këtu në tokë, në KEK, në KOSTT, në qeveri dhe në import me transaparencë dhe me llogaridhënie.

Ju faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat