SBASHK-u: Qeveria u përplas me sindikatat, këtë dëshirë ua plotësuam

Aktuale

SBASHK-u: Qeveria u përplas me sindikatat, këtë dëshirë ua plotësuam

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:26
Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit SBASHK-u përmes një komunikate për media sërish ka folur për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tyre Qeveria gjatë këtij viti, pavarësisht gatishmërisë për dialog ndërmjet SBASHK dhe Qeverisë për kërkesat e tyre, Qeveria nuk ishte e gatshme për këtë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara medie Ju me punën korrekte e shumë profesionale keni bërë që gjithë ngjarjet në SBASHK dhe rreth SBASHK-ut të prezantohen drejt e me kohë në opinion. Ne besoj se dëshmuam korrektësi ndaj jush dhe u munduam të jemi në dispozicionin tuaj në çdo kohë për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja.

Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor. U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam.

Medie të nderuara Urime Viti i Ri paçi fat dhe suksese të shumta në vitin 2022. Keni respekt të lartë e meritor nga SBASHK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat