Çka përmbajnë masat me të cilat u shpall gjendja emergjente e energjisë?

Aktuale

Çka përmbajnë masat me të cilat u shpall gjendja emergjente e energjisë?

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:57
Qeveria e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë.

Deputetët votuan pro masave të emergjencës në furnizimin e energjisë të cilat do të vlejnë në kohëzgjatje prej 60 ditësh.

Por, çka përfshijnë realisht këto masa?

Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Qeveria ka vendosur po ashtu që të themelojë Komitetin Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, që përbëhet nga zyrtarë të institucioneve relevante apo ndërmarrje të energjisë, i cili ka për qëllim që të identifikojë dhe paraqesë rekomandime për masat kufizuese për ministren Artane Rizvanolli.

Masa të tjera kufizuese janë kufizimet mbi aktivitetet komerciale që kanë të bëjnë me burime të caktuara të energjisë, vendosja e kushteve të veçanta komerciale, kufizimi i tregtimit të energjisë ose vendosja e kushteve të veçanta për tregtim.

Masë tjetër është edhe detyrimi për prodhim të energjisë që do të ndodhë në objekte të saktësuara të prodhimit dhe vendosja e detyrimeve për furnizim me energji për konsumatorë të caktuar vetëm në pajtim me kriteret e parapërcaktuara dhe objektivat e sajuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe të miriratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Ekzekutivi kosovar mori këtë vendim pas krizës energjetike që po mbretëron në vend dhe reduktimet diku dyorëshe e diku më gjatë po ndodhin në krejt Kosovën.

Vendimi i qeverisë parasheh masa kufizuese për 60 ditë, por Kuvendi mund ta vazhdojë edhe për periudha tjera për nga 30 ditë.

Vendimin e Qeverisë e gjeni këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat